Napoli mund Torinon dhe merr 
kryesimin, City një ‘përbindësh’

Napoli mund Torinon dhe merr <br />kryesimin, City një ‘përbindësh’<br>
Napoli përfitoi nga humbja e parë e Interit këtë sezon duke u rikthyer në krye të klasifikimit të Serisë A. Në ndeshjen e dytë të javës së 17-të Napoli fitoi 3-1 ndaj Torinos duke parakaluar Interin dhe kryeson me 42 pikë kampionatin Italian.

Skuadra e Sarrit ishte fantastike në fraksionin e parë duke shënuar të tre golat. Fillimisht ishte Koulibaly që zhbllokoi në minutën e 4-të dhe më pas shënuan edhe Zielinski dhe Hamsik që realizoi golin numër 115 me fanellën e Napolit duke arritur në këtë mënyrë Maradonën. Në pjesën e dytë Torino shënoi golin e nderit me sulmuesin Belotti. Napoli rikthehet ai i vërteti ,mund 3-1 Torinon dhe kryeson Serinë A.

Roma me shumë vështirësi mposhti Cagliarin 1-0 falë golit të Fazio në kohën shtesë.

Në Premier League Manchester City është një përbindësh. Djemtë e Pep Guardiolës arrijnë fitoren e 16-të radhazi pasi mposhtën Tottenham 4-1 dhe kanë nisur arratisjen në kryesim. Gundogan shënoi në pjesën e parë ndërsa në të dytën festivali golave vijoi me De Bruyne dhe dygolëshin e Sterling. Londinezët mundën të shënonin vetëm një herë me Eriksen. 52 pikë për Cityn dhe një rekord fantastik me 17 fitore dhe një barazim në 18 ndeshje.Fituan edhe Chelsea dhe Arsenali në javën e 18-të.

Atletico Madrid arrin fitoren e katërt radhazi në La Liga. Madrilenëve u mjaftoi goli i Fernando Torres për të mundur në “Wanda Metropolitano” Alaves dhe për t’iu afruar Barcelonës në 3 pikë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal