Napoli në çerekfinalet e Kupës,
sonte klasikja Bayern-Dortmund

Napoli në çerekfinalet e Kupës,<br />sonte klasikja Bayern-Dortmund<br>
Napoli vijon me momentin e mirë dhe kalon për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Mbrëmë në “San Paolo” ka qenë një fitore jo shumë e thjeshtë për napoletanët që mundën 1-0 Udinesen. Goli i fitores u shënua në pjesën e dytë nga sulmuesi Lorenzo Insigne. Ishte minuta e 70-të kur Insigne i futur në fushë në pjesën e dytë shënon një gol të bukur dhe i jep kualifikimin Napolit. Të kaltërit do të përballen në fazën çerekfinale me fituesen e çiftit Atalanta-Sassuolo.

Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të Kupës së Italisë kur Roma do të presë Torinon ndërsa Juventusi Genoan. Ajo që pritet më shumë në ndeshjen e mbrëmjes është rikthimi i Pauolo Dybala si titullar.

Për sa i përket ndeshjeve të Kupave në atë të Gjermanisë sonte luhet klasikja mes Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund. Takimi starton në 20:45 dhe garanton një mbyllje spektakolare të vitit . Ndërsa mbrëmë siguruan kualifikimin për në çerekfinale Ëolfsburg, Schalke, Mainz dhe Paderborn.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal