Napoli në gjurmët e talentit shqiptar
Milot Rashica, transferohet në verë

Napoli në gjurmët e talentit shqiptar<br />Milot Rashica, transferohet në verë
Shumë shpejt Napolit mund t’i bashkohet edhe një tjetër lojtar me origjinë shqiptare.
 
Mediat italiane raportojnë se mesfushori shqiptar i Vitesse, Milot Rashica mund të transferohet në Serinë A, pasi është vendosur në radarin e Napolit.
 
Rashica shikohet nga Napoli i drejtuar nga Sarri si një përforcim i mundshëm në merkaton e verës, teksa në ekip do të gjente një tjetër shqiptar, Hysajn.
 
Ecuria e Rashicës po studiohet nga Drejtori Sportiv i Napolit, Giuntoli. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë cilësohet si një përforcim ideal për klubin italian.
 
Milot Rashica pas paraqitjes te Vitese ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve, pasi ka shënuar 7 gola këtë edicion.
 
Shqiptari nga Kosova, Rashica është përfshirë edhe në listën e 50 talentëve më të mëdhenj të futbollit botëror, për futbollistë deri në moshën 20-vjeçare.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim