Itali- Disa të shtëna me armë kanë tronditur mesditën e sotme Napolin.  Një vajzë 10 vjecare dhe 3 emigrantë kanë mbetur të plagosur ,por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Vogëlushja e cila u plagos në këmbë është dërguar në spital ndërsa policia po vijon hetimet pasi ende nuk është identifikuar personi i cili kishte dhe armën.
 
Ngjarja u shënua në rrugën Annunziata, një zonë mjaft e populluar në zemër të Napolit.

Sipas dëshmive të para raportohet se autori kishte  objektiv një tregtar me ngjyrë. Pas të shtënave në vendgjarje u krijua një rrëmujë e vërtetë sepse edhe tregtarët me ngjyrë u shfaqën nervozë pas kontrolleve të policisë.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com