Napoli thyen Juventusin, paqe në derbin e Romës, Real Madrid në krye të La Ligas (VIDEO)

Pas katër ndeshjesh Napoli rikthehet të fitojë në stadiumin “San Paolo” dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë të mundshme duke mposhtur Juventusin. Skuadra e Gattuso-s fitoi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi duke mbajtur hapur garën për titull madje tashmë Juve është jo 4 por 3 pikë larg Interit. Çdo gjë ndodhi në pjesën e dytë ku Napoli shënoi me Zielinski në minute e 63-të dhe më pas kapitenin Lorenzo Insigne ndërsa për Juventusin vetëm sa ngushtoi shifrat Cristiano Ronaldo. Napoli surprizon Juventusin.

Derbi i Romës ka qënë derbi i gafave. Roma-Lazio u mbyll 1-1 dhe skuadrat ndanë nga një pikë ku bardhekaltërit  frenojnë ecurinë e fitoreve. Fillimisht gaboi në dalje Strakosha dhe Dzeko shënoi për Romën ndërsa më pas e “katranos” edhe portieri i verdhekuqve Pau Lopez dhe Acerbi ka barazuar. Lazio e Roma mbajnë vendet tre dhe katër në renditje.

Ky gol me kokë i shënuar nga Nacho ka ngjitur Real Madrid të vetëm në krye të La Ligas. Los Blancos janë liderët e rinj të kampionatit spanjoll dhe  Reali shfrytëzoi humbjen e Barcelonës dhe mposhti 1-0 Real Valladolid.
Ndësa në Angli Liverpool detyrohet të shkojë në “replay” në FA Cup. Djemtë e Klopp nuk kanë mundur dot të mposhtin ekipin e kategorisë së tretë Shrewsbury duke barazuar 2-2. Jones dhe një autogol i dhanë avantazh të dyfishtë Liverpoolit por për inferiorët realizoi dy gola Cummings dhe stadiumi  shpërtheu në festë. Duhet ndeshja shtesë për të përcaktuar ekipin që do kalojë më tej.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa