Napolitano: O shpejt qeveri
të re, ose shpejt zgjedhje

Napolitano: O shpejt qeveri<br />të re, ose shpejt zgjedhje
O qeveri të re në kohë të shkurtër, ose zgjedhje”. Pas një dite me luhatje të forta finaciare, presidenti italian Giorgio Napolitano deklaroi se duhet vepruar shpejt. “Brenda një kohe të shkurtër do të formohet një qeveri e re që të mundë, me besimin e Parlamentit, të marrë çdo vendim të nevojshëm, ose do të duhet të shkrihet Parlamenti dhe të nisë fushata elektorale në kohë sa më të shkurtër”,

DOREHEQJE PA ASNJE MEDYSHJE

Presidenti italian tha se “nuk ka asnjë mëdyshje lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Silvio Berlusconi” dhe nënvizoi se sipas marrëveshjeve të bëra me Presidentët e dhomave dhe krerët e grupeve parlamentare, ligji për stabilitetin do të kalojë brenda pak ditësh. Napolitano kërkon të qetësojë edhe shpirtërat dhe shqetësimet për “një periudfhë të gjatë bllokimi të veprimtarisë qeverisëse dhe parlamentare në Itali”, duke u shprehur i gatshëm të marrë masa urgjente nëse e nevojshme.
Pas humbjes së mazhorancës dhe paralajmërimit për dorëheqjen ditën e djeshme, kryeministri italian Silvio Berlusconi sot deklaroi se nuk do të rikandidojë dhe pë zgjedhjet e ardhshme propozon ne vendin e tij ish-ministrin e Drejtësisë Angelino Alfano, aktualisht kryetar i Popullit të lirisë (PDL) Bursat e kanë mirëpritur vendimin e largimit të Berlusconit.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar