TIRANË – Presidenti i rizgjedhur i Italisë, Giorgio Napolitano, i ka kthyer Presidentit shqiptar Bujar Nishani, përshëndetjen e tij me rastin e urimit që mori dhe ka konfirmuar vizitën e tij në Shqipëri.   

Napolitano i shkruan Nishanit në një telegram: “I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë.
 
Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)