Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka uruar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e tij presidenti përgëzon shqiptarët për sukseset e arritura në procesin drejt integrimit europian, ndërsa shpreh përkrahje për vijimin e këtij rrugëtimi.

“Me rastin e festës kombëtare e në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dëshuroj t’Ju formuloj, në emrin tim personal dhe të popullit italian urimet më të mira për begatinë e kombit mik shqiptar.

Historia e Popujve tanë është ngushtësisht e lidhur prej kohërave të lashta. Sot marrëdhëniet tona të veçanta e të ngushta bazohen në vlera e synime të përbashkëta si dhë në angazhimin tonë të përbashkët në forumet ndërkombëtare në gjirin e Aleancës së Atlantikut.

Dëshiroj t’Ju përgëzoj për sukseset e arritura nga Shqipëria në kuadër të procesit të përafrimit në Bashkimin Europian. Italia mbështet dhe përkrah vijimin e këtij rrugëtimi virtuoz.

Me këto ndjenja Ju shpreh urimet më të ngrohta e të përzemërta për mirëqenien Tuaj dhe të Popullit shqiptar.”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit italian, Giorgio Napolitano.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)