TIRANË – Në Shqipëri do të nisë mësimi i gjuhës kineze, ndërsa vetë kinezët po tregojnë se kanë dobësi për valet popullore shqiptare. 126 artistë kinezë kanë dhuruar një spektakël të veçantë para artdashësve kryeqytetas, në “Natën e Pekinit”. Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Pekinit, trupa e akrobacisë së Kinës, Instituti Profesional i Artit Operistik të Pekinit, trupa e kërcimit modern dhe Universiteti i Sporteve të Pekinit, kanë sjellë një pjesë të kulturës kineze në Tiranë. Artistët kinezë kanë interpretuar në Teatrin e Operas dhe Baletit edhe pjesë shqiptare si pjesën: “Kënga e shqiponjave”, dhe këngën “Ti më je si një gonxhe.
Shfaqjen e ka ndjekur kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela, bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha dhe ministri i financave Ritvan Bode.

(aq/shqiptarja.com)