Nard Ndoka: Meta ra, nga sot kemi
qeverinë Rama, po si do veprojë Basha

Nard Ndoka: Meta ra, nga sot kemi<br />qeverinë Rama, po si do veprojë Basha
Nard Ndoka ka reaguar pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe më pas për të shkuar në zgjedhje duke u shprehur se “Meta tashmë ka rënë dhe kemi vetëm qeverinë “Rama” pa numra për të vazhduar më tej, të lodhur, të pa orientuar, por për çudi me mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Tani pritet të shihet si do të veprojnë aktorët e tjerë, duke filluar me Ramën, Bashën e Berishën”.
 
Demokristiani thekson se “Loja filloi, qeveri ekspertësh, qeveri numrash, qeveri teknike, qeveri me bazë të gjerë, apo pa qeveri fare, këto janë enigmat, që kërkojnë një zgjidhje nga 71 deputet në Kuvend”.
 
Nard Ndoka në postimin e tij në rrjetin social Facebook thotë se Meta është një politikan agresiv, pragmatist dhe i furishëm në rënie, por sipas tij pritet si do të reagojë Basha, nëse do të presë kreun e LSI, nëse do të ketë mocion, do ketë paqe, do ketë intrigë, apo plane të qarta dhe të pjekura mirë kohë më parë.
 
Ndoka nuk anashkalon edhe Berishën, që sipas tij “Nëse futet në lojë, si lojtar krizash, loja merr drejtim krejt tjetër, një lojë e rëndë, por me axhendë afatgjatë dhe të sigurt”.
 
Në fund të postimit, Ndoka thotë se do të ketë surpriza nga kryeministri. “Rama ka informacion, madje e ka me kohë, nga përgjimet apo nga shërbimet, nuk e di!
 
Rama nuk shquhet si lojtar, nuk shquhet për besim, por ndoshta surprizon, të shohim, të presim.
 
Ka gjasa që po, por ndoshta do ketë surpriza. Situata politike është e ndërlikuar, e tillë do mbetet deri në zgjedhje, por ama ka shumë pak shpresë, se mbas zgjedhjeve do ketë paqe!
 
Tashmë do të kemi qeverisje numrash, intrigash, jo parimore e programore, por qeveri tranzicioni”, shkruan Ndoka.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)