Tiranë - Kryetari i PDK thotë se nuk përjashtohet mundësia që të ketë rrjedhje votash nga opozita për qeverinë. Nard Ndoka, kreu i PDK s’ka mohuar mundësinë e një bashkëpunimi me mazhorancën e re, ku sipas tij nuk ka asnjë pengesë për një gjë të tillë.
“Si kryetar i PDK kam bashkëpunuar me PS për tre vjet në opozitë. Ka qenë një bashkëpunim i vlefshëm dhe i frytshëm për nga eksperienca politike, nga thyerja e tabuve që kanë ekzistuar, pra i kemi tejkaluar pengesat e tilla dhe nuk shoh ndonjë pengesë reale edhe për bashkëpunime në të ardhmen”, tha Ndoka.
Duke nënvizuar se si gjithnjë do të jetë i pavarur në qëndrimet e tija, duke paralajmëruar dhe qëndrime të ndryshme nga aleati i tij PD. “Opozita do të jetë objektive në këtë rast apo të paktën roli i Partisë Demokristiane apo i imi si kryetar i kësaj partie do të të jetë ndryshe edhe me qëndrimet e PD dhe të grupit të saj parlamentar“, tha Ndoka.
Njëherësh ai ka pranuar se në votimin e qeverisë së re mund të ketë dhe rrjedhje votash, por për të opozita bazohet në filozofi dhe jo në numra. “Dhe për qeverinë mund të ketë rrjedhje të votave të opozitës në Kuvend, por aksioni politik opozitar nuk është i bazuar në numra. Por ajo që unë do e konsideroja të dëmshëm është nëse se do kishte një trafikim të votave siç e patëm në këto zgjedhje, pra të mos kemi një tendencë të blerjes së votës në Kuvend”, tha kreu i PDK. Në këtë këndvështrim, ai votimin e Metës si kryetar Kuvendi dhe nga deputetë të opozitës së re nuk e ka cilësuar si gjë të madhe.
“Nuk besoj se votat u blenë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, por ishte mungesë përgjegjësie e deputetëve të veçantë. Nëse një mazhorancë është e hapur e demokratike do ishte mirë që të paraqiteshin disa kandidatë alternativë dhe në këtë rast nuk pati asnjë të tillë”, tha Ndoka. Për të cilin rëndësi ka qënë opozita e re të jetë një pasqyre reale për mazhorancën e majtë, në mënyrë që si kudo në votën e qytetëruar dhe demokratike ajo të shohë gabimet e veta dhe të saj. Njëherësh ai ka qëndruar fort në idenë që kjo mazhorancë ka ardhur përmes premtimeve demagogjike.
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com