Nard Ndoka: Rama nuk shqetësohet
pritet shkarkimi i Shemsi Prençit

Nard Ndoka: Rama nuk shqetësohet<br />pritet shkarkimi i Shemsi Prençit
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht edhe deputet, ka reaguar për situatën e zjarrve në vend.
 
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Ndoka thotë se kryeministri Rama nuk po shqetësohet nga situata alarmante e zjarreve që po shkrumbojnë vendin.
 
Ndoka ironizon “si pas pilafit” dëgjesat publike që po zhvillon kryeministri në gjithë vendin, ku shqetësimi për zjarret është zero.
 
Në postimin e tij Ndoka parashikon edhe shkarkimin e kreut të emergjencave Shemsi Premcci, me arsyen e vetme se po përhap panik.
 
“Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij "pas pilafit"!
'Zero shqetesim për zjarret'; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!
 
Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale” thote Ndoka. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)