Nard Ndoka sulmon kritikët e Bashës:
Ata po vazhdojnë të kërkojnë ‘babën’

Nard Ndoka sulmon kritikët e Bashës:<br />Ata po vazhdojnë të kërkojnë ‘babën’
Deputeti Nard Ndoka, i zgjedhur nga lista e PD ka sulmuar Patozin dhe Topallin pas deklaratave të forta të dy ish-n/kryetarëve të PD kundër Lulzim Basha për ministrat teknikë dhe zgjedhjet në PD.

Ndoka thotë se ata kanë ecur, janë ngritur, janë përkëdhelur nga “baba”, ndërsa tani nuk mund t’i kërkojnë më llogari Bashës, por duhet të vazhdojnë rrugën e tyre.
 
REAGIMI
Pse kërkojne “babën”, të larguarit nga PD-ja?!
 
Ka disa personazhe në politikën shqiptare që kanë ecur, janë ngritur, janë përkëdhelur nga “baba”; në fakt për rastësi apo servilizëm të tejskajshëm!
 
Sot, të larguar e të mënjanuar në “lirinë” e tyre, nuk po dinë të orientohen, të kuptojnë realitetin, të organizohen apo të jenë kontribues.
 
Tashmë në mërzi për mungesën e fronit, për mosvëmendjen e “babës”, po kërkojnë sërish “babën”!
 
-‘Ku është “baba”?’, -‘ku ka humbur Basha?’, na pyesin ne të gjithëve!
 
Çfarë t’u themi?!
 
“Baba” nuk është më për Ju, mos u mërzisni; zgjohuni dhe filloni rrugën Tuaj! Nëse do dini të ecni vetë, (pa “babën”), këtu jemi do ju shohim, vlerësojmë, respektojmë dhe pse jo; t’ju mbështesim në të drejtën Tuaj, si një mundësi ringritjeje.
 
Por ju lutemi, mos kërkoni “babën” në fb, se nuk është dhe nuk mund të jete më për Ju!
 
Zgjohuni, kthjellohuni, bashkohuni dhe kontribuoni për të mirën Tuaj, të PD-së, të Opozitës dhe të politikës shqiptare.
 
Unë ju vlersoj dhe ju respektoj në të drejtën Tuaj, por ju them se kur jemi rrëzuar dikur nga Ju, nuk jemi ringritur kështu, duke kërkuar “babën”!
 
Jozi, Astrit e coo.., Basha nuk është dhe nuk mund te jetë “babai” i Juaj, ai është kryetari i Juaj!
 
Zgjidhni një rrugë për të shkuar tek Ai, mos humbisni kohë me ‘llogje’ fb-je, por ndërtoni të ardhmen Tuaj politike.
 
Unë ju mirëpres; ndryshe nga Ju që na penguat!
 
Faleminderit! 




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!