Nard Ndoka thumbon Bashën:
Deputet dola me votat e mia

Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka gjatë fjalës në seancën plenare ka shprehur rezerva dhe ndaj PD e kryetarit të saj Basha, pasi sipas tij "në korridoret e selisë blu qarkullojnë zëra për ne aleatët si një alternativë jo e mirë". Ndoka tha se aleatët në PD janë zgjedhur deputetë me votat e tyre duke përmendur se dhe Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule kanë po të njejtën mënyrë zgjedhje. "Edhe unë dola deputet nga gjiri i elektoratit tim", tha Shehi. 

“Do t’i kthehem marrëveshjes  së 18 majit, ajo mbeti në errësirë dhe nuk ishte transparente nuk po vijohet me zbatimin e saj, përkundrazi ajo po shkon në rrugën e gabuar”- theksoi Nard Ndoka. Gjatë fjalës në Kuvend Ndoka shprehu dhe revoltën e tij për minutat e parashikuara për opozitën, janë një sjellje jo e mirë dhe jo e drejtë. “Minutat tona zoti kryetari i Kuvendit që i tejkalojmë në seancë, janë për të ruajtur milionat e qytetarëve tanë, ne jemi këtu për të parandaluar këtë gjë, më mirë vjedhim dhjetë minuta më tepër këtu se sa milionat e shqiptarëve"-tha Ndoka

Në fund ai i bëri thirrje Lulzim Bashës se ka përgjegjësinë e madhe për të mbrojtur Shqipërinë, por të kthejë sytë dhe nga LSI dhe partia e Shpëtim Idrizit, pasi ka një borxh moral dhe politik për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump