TIRANE - Në lidhje me përpjekjet për krjimin e një Federate të Djathtë Shqiptare, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është shprehur optimist, duke e cilësuar atë një zgjidhje shumë të mirë për një opozitë të përgjegjshme dhe efikase që do të sillte dhe një rotacion të shpejtë. “Organizimi i të djathtës me platforma dhe strategji afatgjatë do të ishte zgjidhja më e mirë, për një opozitë të organizuar, të përgjegjshme dhe një garanci për një rotacion të shpejtë”, ka qënë deklarata e djeshme e kreut të PDK, Ndoka.

Për të cilin është shumë e rëndësishme që ideja e federatës dhe zgjerimi i saj me parti pjesmarrëse të tejkalojë dhe linjën partiake, duke u kujdesur për shtresat që nuk janë trajtuar si duhet në këto 23 vite, siç janë të përndjekurit dhe pronarët. “Baza e të djathtës duhet të zgjerohet dhe ndërtohet një marrëdhënie me të gjitha grupet e interesit, pronarët, të persekutuarit dhe me biznesin. Pra duhet një marrëdhënie programore e qartë”, është shprehur për gazetën kreu i PDK.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)