Mbi 200 pelikanë kaçurrel kanë dhuruar spektakël në Lagunën e Nartës. Është hera e parë që shihet një numër kaq i madh individësh. Specialisti i Zonave të Mbrojtura, Nexhip Hysenlakoj tha se zogjtë shtegtarë kanë ardhur nga laguna të tjera pasi gjejnë ushqim dhe qetësi në Nartë

“Laguna e Nartës është habitat për pelikanin kacurrel, por qendrojnë zakonisht 34-35 individë. Ndërsa numri i madh që gjenden tani në lagunë prej 200 individësh tregon për prishje të ekosistemit diku tjeter. Pra është spostimi i një popullate për shkak të ushqimit. Janë të përkohshëm”.

Laguna e Nartës është e dyta për nga numri i shpendëve pas Karavastasë. Bazuar në censusin e fundit, Narta është habitat për 14 mijë shpendë, nga dallëndyshja e detit, çafkat, por edhe simbolin e lagunës flamingot.