Nasa drejt pushtimit të Diellit,misioni
i parë nis në 2018,zgjat 7 vite/VD

Nasa drejt pushtimit të Diellit,misioni<br />i parë nis në 2018,zgjat 7 vite/VD
A mund të ketë jetë ne Diell, kjo pyetje shumë shpejt do të marrë një përgjigje.

Ndoshta edhe atje mund të jetohet por si, duke patur parasysh temperatura ekstremisht të larta.

Por hapin e parë për shuarjen e këtij kuriozitetit na e jep Nasa.

Vitin që vjen, Agjensia amerikane hapsinore synon të  ndërmarrë një mission shumë të vështirë, të pushtojë yllin Diell.

Nasa është shprehur se do të dërgojë misionin e parë drejt Diellit edhe pse temperatura rreth atmosferës së tij është përvëluese.

Bëhet fjalë për një projekt për të cilin Nasa punon prej 60 vitesh. Pritet që misioni të nis mes datave 31 korrik dhe 19 gusht të 2018.

Misioni do të titullohet “Parker Solar Probe” në nder të Eugene Parker astrofizikanti i cili në 1968 studioi erërat dhe sistemin diellor. Mendohet se një projekt i tillë do të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë.

Mjeti hapsinor që do të ndërtohet e do të dërgohet në mision do të ketë përmasat e një makine të vogël dhe do të duhet t’i rezistojë një temperature që arrin më shumë se 1300 gradë Celsius. Makina do të kushtojë 1.5 milionë dollarë

Pak pas nisjes sateliti do të takohet me Venusin dhe 8 javvë më vonë  prek atmosferën e Diellit për herë të parë.Misioni do të kërkojë rreth 7 vite kohë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024