SHQIPËRI
Në Shqipëri zjarret janë favorizuar nga erërat e forta dhe nga temperaturat e larta. NASA raporton se deri tani në Shqipëri janë djegur reth 148 ha vreshta dhe ullishte dhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vëshitrë. Në veri zjarret kërcënuan dhe shtëpitë në 2 fshate të cilat u evakuan. Drejtoria e ministrisë së Mjedisit deklaroi se një numër zjarresh kanë qenë të qëllimshme.

GREQI
Në Greqi raportohen për 20 vatra zjarri të fuqishme. Po hetohet për mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme, ndërkohë që dy shtetas francezë janë ndaluar në ishullin Andros pasi akuzohen se i kanë vënë zjarrin aksidentalisht.
SERBI E BOSNJE
Një pjesë e mirë e Ballkanit gjithashtu është përfshirë nga flakët. Në Bosnje zjarret ndikuan negativisht në turizëm. Në Serbi autoritetet evakuan mijëra persona nga disa fshatra të lokalizuar në jugperëndim të vendit. Policia dhe ushtria janë vënë në ndihmë për të shuar zjarret, ndërsa Rusia ka dërguar dhe një helikopter.
MALI I ZI
Në Malin e Zi flakët kërcënojnë pyjet e vjetra me pisha në verilindje të vendit dhe policia e zjarrfikësit po përpiqen ta ndalojnë. Këto pemë janë shumë të rëndësishme për këtë vend, pasi disa prej tyre arrijnë deri në moshën 400 vjeçari.Gjithasht janë dëmtuar qindra ha tokë pyje dhe dis shtëpi. Është bërë dhe ndërhyrja nga ajri, por puna vështirësohet shumë për shkak të terrenit të thyer dhe erërave të forta.
(sg/shqiptarja.com)
