Një asteroid gjigand pritet të kalojë pranë tokës për Halloween. Parlajmërimi vjen nga NASA, megjithatë nuk ka vend për panik. Asteroidi 2015 TB145 i cili është 2.5 km i gjerë do të kalojë rreth 310 mijë milje larg tokës, e nëse do të godiste planetin atëherë pasojat do të ishin katastrofike. 

Pavarësisht nga madhësia e saj, NASA ka thënë se asteroidi nuk përbën kërcënim. Megjithatë angjencia hapësinore amerikane është duke e studiuar këtë asteroid, pasi ai po bën një lëvizje të çrregullt. 

Ky njoftim i NASA-s vjen pas atij të muajit gusht, ku u përhap lajmi se një tjetër asteroid do kalonte pranë tokës e do rrezikonte ekzistencën e planetit. Sipas ekspertëve të NASA-s që një asterorid të godas tokën ka 0.01 perqin shanse, e kjo deri në 100 vitet e ardshme. 

Më herët gjatë këtij vit, asteroidet 2004 BL86 dhe 2014 YB35 kanë kaluar shumë pranë tokës, por pa asnjë ndikim.
asteroid
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)