NASA: Objekti që goditi një shtëpi në Florida erdhi nga Stacioni Hapësinor

NASA: Objekti që goditi një shtëpi në Florida erdhi nga Stacioni Hapësinor

Objekti hapësinor që goditi shtëpinë në Florida

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka konfirmuar se një objekt misterioz që ra në çatinë e një shtëpie në Floridë muajin e kaluar, ishte pjesë e mbeturinave hapësinore që janë hedhur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Objekti, në formë cilindrike, ra mbi një shtëpi në Naples më 8 mars, dhe më pas u dërgua për analizim në Qendrën Hapësinore Kenedi.

NASA tha se objekti metalik përdorej për të vendosur bateritë e vjetra në mallrat që asgjësohen nga Stacioni Hapësinor. Paleta me objekte u hodh nga Stacioni Hapësinor më 2021 dhe pritej që të digjej plotësisht pas hyrjes në atmosferën e Tokës, por një pajisje i shpëtoi djegies.

Copëza e metalit peshonte 0.7 kilogram dhe ishte 10 centimetra i gjatë dhe afër 4 centimetra i gjerë.

Askush nuk u lëndua pasi ky objekt goditi shtëpinë e Alejandro Oteros. Ai tha për mediat se e kishte gjetur objektin pasi ishte kthyer nga puna. Objekti kishte depërtuar nga çatia në tavanin e shtëpisë së tij./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë