BERAT - Gjatë mitingut për prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, një prej figurave të LSI Nasip Naço tha se: “ E majta e bashkuar do t’i fi tojë zgjedhjet për t’i dhënë vendit një stabilitet të ri, një rotacion politik, një ekuilibër të ri të institucioneve të pavarura, larg kontrollit të një njeriu të vetëm.
LSI është forca që do ta realizojë këtë ndryshim, pasi ne kemi një lidership të prodhuar në këto vite, që di t’i fitojë zgjedhjet, por edhe t’i mbrojë ato. Ai është kryeministri më i suksesshëm i së majtës në Shqipëri, është lideri i së majtës, ai është Ilir Meta”.
Por ai ka shtuar akoma më tej, teksa e ka ripërsëritur deklaratën. “Të gjithë ne që jemi këtu bashkë, kemi të përbashkët Malin e Tomorit por sigurisht që të gjithë ne bashkë kemi e një mal të politikës shqiptare. Ai është Ilir Meta, që, me votën tuaj në 23 qershor do jetë Kryeministri i Shqipërisë e ai do të bëjë më shumë se gjithë kryeministrat e tjerë, sepse është djali juaj, ai ka lindur në këtë qark dhe do të bëjë realitet të gjitha premtimet”, u shpreh Naço.
/Shqiptarja.com