Nasip Naço: Rama vetë Zot, vetë
shkop, LSI pret zbatimin e Vettingut

Nasip Naço: Rama vetë Zot, vetë<br />shkop, LSI pret zbatimin e Vettingut
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço deklaroi se LSI do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE.
 
Deputeti i LSI, theksoi se kjo shumicë është ‘vetë Zot dhe vetë shkop’, mund të trafikojë edhe deputetë sezonalë, por vetë do të mbajë përgjegjësinë.
 
Policët e Rilindjes kishin hequr kapen dhe kishin dalë për vota në Berat në 25 qershor. Por, ne nuk do të bllokojmë asnjë ditë procesin e integrimit në BE. Do të mbështesim cdo ligj që lidhet me integrimin.
 
Pas shkrirjes së ministrive të drejtuara nga LSI,  duke të them faleminderit që nuk shkritë edhe ministrinë e Drejtësisë.
 
Si ish-ministër Drejtësie kemi proceduar 44 gjyqtarë, por nuk gjetëm mbështetje në KLD për shkarkimin e disa prej tyre.
 
Presim rezultatet e para të Vettingut, detyra jonë është që të mbështesim pa rezerva reformën në drejtësi.
 
Për 4 vite qeverisëm me PS, por bëmë edhe oponencë. Kjo shumicë është ‘vetë Zot dhe vetë shkop’, mund të trafikojë edhe deputetë sezonalë, por vetë do të mbajë përgjegjësinë
” tha ai.
 
Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, zbuloi edhe një “sekret”. Naço rrëfen se një mik socialist e ka pyetur si mund të ngrihet kundër PS, kur 4 vite ishin në bashkëqeverisje.
 
Dhe unë i them mikut tim se deri dje ne kemi bërë oponencë edhe brenda qeverisë, sot të jemi të destinuar të bëjmë opozitën sepse këtë rrugë zgjodhëm në fushatën elektorale. Nuk  është abuzim të thuash se sot shqiptarët janë më të varfër” tha Naço.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri