Nata e Bardhë, Fatbardh
Kadilli: Perversitet politik

Nata e Bardhë, Fatbardh<br />Kadilli: Perversitet politik
TIRANE-Opozita akuzon për imorale festën e “Natës së Bardhë”. Dy prej eksponentëve më të lartë të kësaj partie, Edi Paloka dhe Fatbardh Kadili, e kanë cilëuar këtë aktivitet të organizuar nga qeveria si një festë imorale. Kreu i grupit parlamentarë demokrat, Edi Paloka, nëpërmjet një postimi në faqen ee tij në rrjetin social “facebook”, ka theksuar se ky aktivitet i organizuar është dita e të marrëve. “Të dashur miq, me rilindjen e socialistëve në Tiranëm, rilind edhe marërzia kolektive e Natës së Bardhë. Sot një ditë e mirë për tëdalluar të marrët në kryeqytet”, pohin Edi Paloka në deklaratën e tij në “facebook”.

Por krahas deklaratës së Palokës, edhe Fatbardh Kadilli, ish deputet i kësaj force politike, theksoi për festën e pardhë si një festë perversiteti politik duke mohuar çdo aktivitet nga rinia. “Sot Edi Rama organizoi përsëri Natën e Bardhë. Frymëzim direkt nga Kinostudio Shqipëria e Re. Nata e parë kur partizani mori në dorë fate e të gjithve. E filloi due ia marrë lirinë, të drejtat dhe pronën të pasurve për tia dhënë të varfërve. Më pas ia mori këto edhe të varfërve për tia dhënë...kujt? Skishte kujt! Nata e bardhë festohet kudo në ekuinoksit të vjeshtës 22-23 shtatorë, si dita e parë kur, pas ditëve me të gjata, nata fillon e bëhet më e gjatë se dita. Ose në datën e solsticit, 24 qershorë, dita e parë kur ndalon zgjatja e ditës dhe fillon nata.

Simbolika në të dy rastet është e qartë- “nata e bardhë” shënon vullnetin, dëshirën e njerit për tu mos iu dorëzuar natës. Natyrshëm festojmë të gjithë/ Rama do që të festojmë qëllimisht atë simbolë të datës 29 që shën vendosjen e diktaturës, vendosjen e pushteti komunist, sundimin e një pjese mbi një pjesë. 29 ka edhe këtë aspekt, prandaj nuk k asnjë arsye të denjtë që të zgjidhet si “natë e bardhë”. Perversitet Politik”,- deklaroi Kadilli në faqen e tij në rrjetin social “facebook”. Këto dy pohime të demokratëve mbi këtë festë të organizuar nga qeveria duket sikur e politizojnë atmosferën festive që ka përfshirë kryeqytetin këto dy ditë, duke hedhur poshtë çdo iniciativë që bëhet në kuadër të festave të 28-29 nëntorit.

Reagimet për 29 nëntorin
Krahas reagimeve për Natën e Bardhë, opozita ka akuzuar qeverinë për homazhet e zhvilluara dje paradite tek varreat e dëshmorëve. Deputetja demokrate, Mesia Doda, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social “facebook” ka theksuar se hisotira e ardhjes së komunistëve në pushtet po përsëritet pasi në momentin kur po bëheshin homazhet tek monumetin “Nëna Shqipër” , prapa kryeministrit ishte vendosur një portret i ish diktatorit Enver Hoxha.

“Shikoni me kujdes foton e mëposhtme. Portreti i Enver Hoxhës është në ceremoninë zyrtare të përkujtimit të 29 nëntorit, pas kryeministrit. Çfarë do të kishte ndodhur nëse dikush do kishte nxjerrë foton e Hitlerit në ceremoninë ku prezente është Merkel...kujdes, historia përsëritet!”, shkruan Doda në faqen e saj në rrejtin social “facebook” duke akuzuar indirekt pushtetin e majtë se po synon rikthimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit