Nata e festës, QSUT në gadishmëri

Nata e festës, QSUT në gadishmëri
TIRANË – Krahas policisë, edhe mjekësia natën e ndërrimit të viteve ka një përgjegjësi të madhe, Kjo për shkak të rasteve jo të pakta të incidenteve gjatë festës së Vitit të ri si nga shpejtësia në drejtimin e makinës ashtu edhe gjatë hedhjes së fishekzjarreve, e cila mbetet një aktivitet individual. Për këtë arsye drejtoria e QSUT ka rritur gadishmërinë në repartin e urgjencës por edhe të pediatrisë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili garantoi pak ditë më parë qytetarët se kjo ministri ka marrë të gjitha masat që sistemi shëndetësor të jetë në gatishmëri të plotë për festat fundvitit.
"Shërbimi ka marrë urdhër të prerë të ketë një gatishmëri të përforcuar, nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, deri në spitalet rajonale", tha ministri.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza