Nata e ndërrimit të viteve, mijëra
forca policie në të gjithë Evropën

Nata e ndërrimit të viteve, mijëra<br />forca policie në të gjithë Evropën
Pas sulmeve terroriste që kanë goditur qytetet evropiane, forca të shumta policie do të jenë aktive në natën e Vitit të Ri, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë publike.

Berlini do të jetë nga qytetet e para i cili do të dyfishojë numrin e forcave të policisë më 31 dhjetor, duke vendosur në patrullim, 4600 policë, dyfishi i numrit që patrulloi kryeqytetin gjerman gjatë 31 dhjetorit të vitit 2015.

Sipas autoriteteve gjermane, në kryeqytet do të ketë kontrolle të shumta dhe policia do të formojë një kordon në Brandenberg Gate, një nga pikat e festimeve ku pritet të mblidhen më shumë se 1 milionë perona për të festuar ndërrimin e viteve.

Ndërkohë Franca do të ketë aktiv 10,300 policë, personel ushtarak dhe zjarrfikës.

Shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, është shprehur se 1,300 policë do të jenë në patrullim vetëm në kryeqytet si dhe bëri me dije se janë punësuar edhe 230 agjentë privatë sigurie. Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, në kryeqytetin francez do të ketë 24 pika kontrolli, ku do të kontrollohen çantat dhe palltot.

Anglia ka vendosur që për natën e ndërrimit të viteve në Londër të jenë aktivë 3000 forca policore, të cilët do të jenë të armatosur dhe do të patrullojnë brenda zonës ku do të grumbullohen njerëz si dhe jashtë saj.

Evropa ka qenë objektiv i disa sulmeve terroriste gjatë këtij viti, ku më i fundit ishte ai i Berlinit në të cilin humbën jetën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot