Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Europa Lindore vijon në ndikimin e motit të vranët dhe shirave afatshkurtër. Po ashtu brigjet e Italisë do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në jug të saj. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinetit.