NATO bazë ajrore në Kuçovë, reagon Opozita: Historike! Deputeti i Rithemelimit: U ftuam në Kuçovë, na lanë pa vend

Moment që shënon hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, edhe për opozitën është historik. Nën një zë, drejtuesit e opozitës e cilësuan lajm të mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, në një kohë kur bota po përballet me sfida të mëdha të sigurisë.

Kreu i PD Lulzim Basha shkruan se hapja e bazës ajrore të Kuçovës, është një lajm i mirë për sigurisë e vendit dhe të gjithë rajonit tonë në një kohë trazirash. Edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përshëndeti hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë duke e quajtur një moment të rëndësishëm.

Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku veçoi në rrjetin social se hapja sot e bazës së NATO-s është dëshmi e rëndësisë strategjike të vendit tonë.

Por në mesin e reagimeve në rradhët e opozitarëve pati edhe rezerva. Deputeti I Rithemelimit Asllan Dogjani tha se ligjvënësit e pakicës u ftuan në ceremoninë e Kuçovës por u lanë pa karrige.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Baza e NATO-s në Kuçovë/ Asllan Dogjani: U ftuam, por na lanë pa karrige

1686820003_dogjani.jpg

Deputeti i Rithemelimit, Asllan Dogjani ka reaguar përmes një postimi në Facebook për ceremoninë e hapjes së bazës së NATO-së në Kuçovë.

Opozita ishte e ftuar, mirëpo Dogjani thotë se deputetët e opozitës u larguan pasi nuk kishte karrige për të për t’u ulur. Këtë ai e quan një sjellje arrogante të qeverisë.

"E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës", ka reaguar Dogjani.

 

Ora 15:55
Basha: Hapja e bazës së Kuçovës, një lajm i mirë për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar

Kreu i PD Lulzim Basha shkruan se hapja e bazës ajrore të Kuçovës, është një lajm i mirë për sigurisë e vendit dhe të gjithë rajonit tonë në një kohë trazirash.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe  dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Basha në rrjete sociale.

 

Ora 14:29
Baza e NATO-s në Kuçovë, Meta: Investim për sigurinë tonë kombëtare

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përshëndeti hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë duke e quajtur një moment të rëndësishëm.

Meta tha se përzgjedhja e Kuçovës tregon vlerësimin që aleanca euro-atlantike ka për Shqipërinë.

"Partia e Lirisë përshëndet ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe e vlerëson si një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare, atë rajonale dhe të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut. Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit. Partia e Lirisë shpreh gatishmërinë për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë", tha Meta. 

Ora 12:51
Hapja e bazës ushtarake në Kuçovë, Tabaku: Dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit tonë në aleancë

1705593680_1699870710tabaku.jpg

Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se hapja e bazës ushtarake në Kuçovë është dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit të vendit tonë në Aleancë Veri-Atlantike.

‘Sot shënjojmë një ditë të rëndësishme për Shqipërinë ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO me hapjen e bazës ushtarake në Kuçovë. Një dëshmi e hapit të rëndësishëm historik të ndërmarrë 15 vite më parë që shënjoi një herë e mirë ndryshimin gjesotrategjik të NATO-s me anëtarësimin e vendit tonë por edhe forcimin e sigurisë sonë kombëtare, lirisë dhe demoracisë.

Inagurimi i bazës së NATO në Kuçovë është një dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit tonë në këtë aleancë. Një hap i rëndësishëm për forcimin e aleancës sonë në një kohë të vështirë që po kalon bota me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën në Lindjen e Mesme. Një simbol i besimit që partnerët strategjikë si SHBA kanë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Por ky nuk duhet të jetë thjesht një hap krenarie dhe të mbyllet me kaq. Detyra jonë mbetet për të përmbushur dhe për të forcuar edhe më shumë sigurinë kombëtare dhe atë kibernetike duke ndryshuar qasjen tonë ndaj forcave të armatosura. Besimi që NATO na ka dhënë duhet shpërblyer në investime reale dhe mirë funksionimin e forcave tona të armatosura duke rritur eficencën tonë në fushën e sigurisë ushtarake dhe jo vetëm.

Në të vërtetë duhet të jetë një moment jo vetëm festimi por njëkohësisht edhe ripohimi të angazhimit tonë për të kontribuar pozitivisht në sigurinë tonë dhe vlerat demokratike që janë aq shumë të rëndësishme për Aleancën e NATO. Qartësisht beteja që po zhvillohet në Ukrainë është ajo mes një demokracie dhe një autokracie!’- shprehet Tabaku.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 04/03/2024 19:57

    Edhe ne kembe shume e keni.ndryshoni se heret tjeter do jemi mvss gardhit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni