NATO: Deri në 15,000 trupa të Rusisë kanë vdekur në luftën me Ukrainën

NATO: Deri në 15,000 trupa të Rusisë kanë vdekur në luftën me Ukrainën

Midis 7,000 dhe 15,000 trupa ruse kanë vdekur pas një muaji në pushtimin e Ukrainës, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për AP News të mërkurën, shkruan BBC. Zyrtari shtoi se 30,000 deri në 40,000 rusë mendohet se janë vrarë ose plagosur në luftime.

Rusia nuk ka dhënë një numër zyrtar të vdekjeve që nga 2 marsi, kur tha se 500 nga trupat e saj kishin vdekur.

Rusia humbi rreth 15,000 trupa në okupimin e saj 10-vjeçar të Afganistanit.

Ukraina ka qenë gjithashtu e paqartë për të vdekurit e saj, me presidentin e Ukrainës që tha rreth dy javë më parë se 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit