‘NATO dhe Kërcënimet në Ballkan’, Mediu: Stabiliteti i Shqipërisë lidhet me standardet demokratike, pa to s’mund të bëhemi pjesë e BE

Fatmir Mediu ka zhvilluar konferencën “NATO dhe Kërcënimet në Ballkan”, me përfaqësues të shtetit dhe politikës si ish-ministrat e jashtëm Besnik Mustafaj, Paskal Milo, Arjan Starova, deputetë si edhe ish-ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rinj e të reja.

Në fjalën e tij Mediu theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO sipas tij është fitorja më e madhe në historinë shqiptare mbas pavarësisë.

“Vlerësoi se marrëdhëniet me SHBA mbështetja e miqve në SHBA ka qenë dhe ngelet shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Në NATO, Shqipëria është pjese e vendimmarrjes si anëtare e barabartë me vendet te fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ky anëtarësim duhet kapitalizuar në shërbim te vendit, interesit tonë kombëtar dhe shqiptareve në rajon. NATO për Shqipërinë merr një rëndësi të veçantë duke konsideruar rritjen e agresivitetit te Rusisë ne rajon me prezence ushtarake, inteligjence dhe mediatike. Sfidat e reja si ato kibernetike, apo teknologjike kërkojnë një nivel tjetër kuptimi diplomatik dhe të sigurisë të shtetit shqiptar. Siguria dhe stabiliteti i Shqipërisë është i lidhur me standardet demokratike dhe pa këto standarde ne nuk mund të bëhemi pjese e BE-së”, tha ai ndër të tjera.

Gjithashtu i ftuar në këtë konference ishte Gjeneral Major Robert Wheeler pjesë e stafit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes 2011-2016 Hagel dhe Carter. Wheeler theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte rezultat i një punë të shkëlqyer të qeverisë shqiptare në vitet 2005-2009.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë