NATO do të ruaj avantazhin teknologjik ndaj Rusisë

NATO do të ruaj avantazhin teknologjik ndaj Rusisë

NATO-ja do të finalizojë përforcimin e mbrojtjes kundër kërcënimit nga raketat e reja ruse dhe do të rrisë investimet për të konservuar avantazhin teknologjik, njoftoi sot sekretari i saj i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Nuk dua t’i paraprijë vendimeve që do të merren nga ministrat e Mbrojtjes gjatë mbledhjes së tyre në selinë e Aleancës në Bruksel, por përgjigja ndaj sistemit të ri të raketave SSC8 të vendosura nga Rusia do të jetë e matur dhe e koordinuar. Nuk bëhet fjalë që të vendosim raketa në Europë, as të fillojmë një garë armatimesh”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

Aleanca gjithashtu nxit Rusinë të shkatërrojë këto raketa të reja që janë në gjendje të godasin Europën brenda pak minutash si dhe të respektojë detyrimet e vendosura nga traktati mbi armët bërthamore me rreze të mesme (INF) të arritur në vitin 1987 nga Moska dhe Uashingtoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja