NATO: Do t'i japim më shumë armë Kievit për fazën e dytë të luftës

NATO: Do t'i japim më shumë armë Kievit për fazën e dytë të luftës

Zëvendëssekretari i NATO-s Mircea Geoana tha se vendet aleate do ta mbështesin Ukrainën me armë shtesë për të luftuar kundër Rusisë. Sipas tij lufta në Ukraiën do të futet në një fazë të dytë, ku në javët e ardhshme në juglindje do të ketë një lloj tjetër lufte, më konvencionale dhe në shkallë më të gjerë.

“Nuk do të jap detaje se cili aleat po u ofron armë ukrainasve, por lloji i ndryshëm i luftës që do të shohim në fazën e dytë do të kërkojë nevoja të tjera nga ushtria ukrainase. Mbështetja e aleatëve do të ndryshojë në varësi të kësaj. Dhe Mund të parashikoj që aleatët do t'i ofrojnë më shumë armë Ukrainës sipas nevojave të saj në këtë fazë të luftës, së bashku me ndihmën humanitare dhe financiare." Zëvendëssekretari i NATO-s Mircea Geoana tha këtë në Piazzapulita sonte në transmetim, duke shpjeguar se në javët e ardhshme në juglindje do të ketë "një lloj tjetër lufte, më konvencionale dhe në shkallë më të gjerë".


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç