NATO, fatura 1 milionë euro

NATO, fatura 1 milionë euro
TIRANË - Në prill 2009, kur Shqipëria, zyrtarisht u pranua si anëtare në NATO, qeveria berisha organizoi festime frenetike, të cilat, sipas të dhënave zyrtare, i kushtuan buxhetit të shtetit rreth 1 milionë euro. Këtu përfshiheshin ceremoniali në aeroportin e Rinasit, koncerti në sheshin "Skënderbej", ngjyrosja e Tiranës me blu, krijimi i flamujve e deri tek posterat e rrugës. Shpenzime u bënë edhe për transportin e mijëra punonjësve të administrates publike dhe institucioneve shtetërore
nga rrethet për në kryeqytet. Qeveria jozrytarisht deklaroi se fondi ishte lëvruar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe shprehej se paratë janë paguar nga Ministria e Mbrojtjes, por ky institucion nuk e pranoi këtë. Berisha u prit si hero kur zbriti nga avioni në Rinas, aeroporti ishte mbuluar me flamuj dhe postera, po ashtu si dhe rruga për në Tiranë. Fasada e kryeministris, Kuvendit dhe e Pallatit të Kulturës ishin mbuluar nga posterët për hyrjen e Shqipërisë në NATO. Qeveria solli në Tiranë edhe grupin e njohur britanik "UB40", që sipas kompanisë që e solli kishte marrë vetëm 50 mijë euro, por në të vërtetë fatura mund të kishte shkuar në 500 mijë euro.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan