NATO i çel dyert Malit të Zi,
Bushati: Siguri për Rajonin 

NATO i çel dyert Malit të Zi,<br />Bushati: Siguri për Rajonin 
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua në Bruksel.  

Punimet e Ministerialit u hapën me takimin e Ministrave të Jashtëm të Aleancës ku ishte i ftuar edhe Mali i Zi. Gjatë këtij takimi, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate nënshkruan edhe protokollin e anëtarësimit në NATO të Malit të Zi, që në të ardhmen e afërt pritet të bëhet anëtari i 29 i NATO-s. 

Shqipëria ka qenë dhe mbetet një promotore e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurt dhe të qëndrueshëm trans-atlantik. Akti i sotëm i anëtareve të Aleancës ashtu si zgjerimet e mëparshme, është dëshmi e qartë e suksesit të politikës së dyerve të hapura, si dhe aftësi e aleancës në projektim të stabilitetit në hapsirën Euro-Atlantike. 

ministri

Gjithashtu, Ministrat e Jashtëm aleatë ndanë pikëpamje mbi zhvillimet aktuale në sigurinë Euro-Atlantike si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të Aleancës në përballjen me sfidat e sigurisë që vijnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të hapsirës euro-atlantike. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar