PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi lajm të ‘mrekullueshëm’ pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO, një ditë më parë. Ai e shikon këtë si një hap "drejt integrimit të vendit në aleancën më të madhe të sigurisë në botë".
Gjatë një takimi të djeshëm në Riga të Lituanisë, Asambleja Parlamentare e NATO-së i ka dhënë dritën jeshile Parlamentit të Kosovës, për të qenë vëzhguese e punëve të aleancës, ndërsa Rusia u përjashtua nga ky organ.
Sot, kryeministri i Kosovës në një postim në faqen e Facebook-ut, ka shkruare se, “Në fund të majit, në takimin e Vilniusit, përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në Asamble. Ky është hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com