NATO i kërkon Rusisë përgjegjësi për rrëzimin e aeroplanit MH17

NATO i kërkon Rusisë përgjegjësi për rrëzimin e aeroplanit MH17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Poloni, i bëri thirrje Moskës që të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit “Malaysia Airlines” MH17 në Ukrainë në vitin 2014.

“Unë jam dakord me qeverinë holandeze, e cila i bën thirrje Rusisë të mbajë përgjegjësi për rrëzimin e avionit “, deklaroi Stoltenberg, duke përcaktuar incidentin që shkaktoi vdekjen e 298 pasagjerëve, si një “pasojë direkte” e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Holanda dhe Australia kanë akuzuar Rusinë për rrëzimin e avionit MH17, pasi një ekip hetuesish ndërkombëtarë zbuluan se sistemi anti-ajror “Buk”, që i përkiste Rusisë, u përdor për të rrëzuar aeroplanin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille