NATO konfirmon: Kosova ka leje
të krijojë Forcat e Armatosura
Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen me bekimin e NATO-s. media kosovare bëjnë të ditur lajmin, duke shtuar se çdo hap për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë i koordinuar me faktorin ndërkombëtar.
PRISHTINE- Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen me bekimin e NATO-s. Kështu bëjnë të ditur burime të "RTK-së", duke shtuar se çdo hap për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë i koordinuar me faktorin ndërkombëtar. Ndërkaq, në gjysmën e dytë të marsit do të fillojë aktiviteti diplomatik, përkatësisht takimet e krerëve të Kosovës me NATO-në rreth formimit të Forcave të Armatosura.
''Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje e NATO-s për të vendosur. E ardhmja e FSK-së është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në emaillin e zyrtarëve të NATO-s, dërguar "RTK-së".
Këtë qëndrim e kishte shprehur ditë më parë në një intervistë për "RTK-në" edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.
”Janë 4 vendet anëtare të NATO-së që nuk e përkrahin mirëpo ne kemi shumë më shumë miq se sa armiq dhe mendoj se do ta kemi mbështetjen e plotë e ndoshta edhe më të fuqishme të NATO-së në rrugën nëpër të cilën pritet të kalojë FSK-ja”, tha ministri Ceku.
Për faktin nëse do të ketë apo jo mbështetje FSK-ja për t`u shndërruar në Forca të Armatosur të Kosovës, zyrtari për media i NATO-s Matthias Eichenlaub (Ajeshnlaub) tha se:
”Nëse misioni dhe mandati i FSK-së evoluon, sipas të gjitha gjasave, duhet të presim që Këshilli Veri-Atlantik ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s”. Në email poashtu thuhet se ”NATO-ja aktualisht është duke e mbështetur FSK-në brenda mandatit të saj origjinal, sikurse përshkruhet në planin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të vitit 2007.
”Këto detyra po ashtu janë të definuara në ligjin për FSK-në prej nga është nxjerrë edhe qëllimi i misionit të FSK-së. Asistenca e NATO-s për FSK-në është e fokusuar në ndërtim të kapaciteteve dhe trajnim. Po ashtu lehtëson zhvillimin e vazhdueshëm profesional të FSK-së”, thuhet më tej në përgjigjen e zyrtarit të Nato-s.
Personalisht ministri Çeku beson fuqishëm se Institucionet e vendit kanë shënuar arritje dhe se ato janë në rrugë të mirë drejt integrimit në NATO, ndonëse sipas tij vendit i mbetën ende punë për të bërë në këtë drejtim.
Pas dy javësh pritet që kabineti qeveritar të votojë ndryshimin e mandatit, për t`u dërguar më pas Kuvendit për miratim. Ndërsa në javën e dytë të marsit do të fillojnë aktivitetet diplomatike jashtë vendit, përkatësisht takimet e krerëve të Institucioneve të Kosovës me NATO për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, transformimi I FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës pritet të përmbyllet në prill të këtij viti.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12