TIRANE-Plot 11 vende të NATO-s, kanë dërguar 4 mijë trupa në Lituani, kombi më i madh Baltik për të marrë pjesë në ushtrimet e “Iron Sword’, shqip, “Shpata e hekurt”.
Stërvitja po behet pranë kufirit me Rusinë, ku trupat e NATO-s kanë filluar ushtrimin më të madh ushtarak të kryer ndonjë herë në Lituani, shkruan RT.
Ushtrimet “lojërat e luftës”, janë të destinuara për të testuar aftësinë e vendeve baltike për të vendosur me shpejtësi numër të madh të trupave ushtarake në gjendje gatishmërie.
Trupat po trajnohen duke ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse, dislokimet e shpejta dhe detyra të tjera, sikundër ndodh në luftën reale, tha se Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë
Ushtrimi i quajtur “Shpata e hekurt” do të vazhdojë deri më 2 dhjetor dhe do të mbahet në dy lokacione në Lituani.
Në ushtrime po marrin pjesë Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Kanadasë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.
Vendosja e trupave ushtarake në Evropën Lindore nga NATO për trajnim në kufi me Rusinë është dhe një prezantim i fuqisë ushtarake përballë ‘agresionit rus’, pavarësisht se Moska mohon kërcënimet që u bën fqinjëve.
[gallery]19757[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO