ISLAMABAD - Kamionë të NATO-s në kanë kaluar në Afganistan përmes kufirit pakistanez, për herë të parë pas shtatë muajsh pasi Islamabadi rihapi rrugët e tranzitit.

Pakistani rihapi rrugët pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan falje për vrasjen e 24 ushtarëve pakistanezw nga avionët amerikan nëntorin e kaluar.

Vendimi do të kursejë miliona dollarë për Amerikën teksa përgatitet për t’u tërhequr nga Afganistani.

Pakistani ka thënë se shpreson që ky veprim do të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe vendet e tjera të NATO-s.

Zyrtarët pakistanezë thanë se të paktën dy kontejnerë të NATO-s kanë kaluar të enjtën pikën kufitare Çhaman.

“Ne kemi marrë dje urdhër për të lejuar kamionët furnizues të NATO-s por zyrtarët e sigurisë nuk kishin marrë udhëzimet. Ata i morën sot dhe tani dy kamionë kanë kaluar kufirin nga Afganistani’, - tha doganieri Imran Raza për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërkohë talebanët kanë njoftuar se do të rinisin sulmet mbi autokolonat e NATO-s.

(gm/shqiptarja.com)