NATO, Mattis kundër bashkëpunimit
ushtarak me Rusinë

NATO, Mattis kundër bashkëpunimit<br />ushtarak me Rusinë
BRUKSEL-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka përjashtuar çdo mundësi të një bashkëpunimi ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë.

Gjatë një konference në selinë e NATO-s në Bruksel, Mattis është shprehur se për momentin nuk janë kushtet e përshtatshme për një bashkëpunim ushtarak me Rusinë.

Gjithashtu sekretari amerikan i Mbrojtjes ka shtuar se Rusia duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare përpara se të flitet për një bashkëpunim ushtarak.

Komenti i Mattis vjen pas Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, deklaroi se Rusia ishte gati të rifillonte bashkëpunimin me Pentagonin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma