Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord dje që të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. Për deputetin e PS Denis Deliu, ky ishte një vendim me rëndësi dhe e bënë më të fortë aleancën.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai tha se të gjitha vendet po kuptojnë se siguria s’është falas. 

‘Samiti i djeshëm është një arritje për të gjitha vendet e NATO-s dhe për Shqipërinë tregoi unitetin që ka NATO dhe garancinë e vazhdimësisë së kësaj aleance duke e bërë akoma më të fortë. Duke i bindur liderët e vendeve anëtarët që të investojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Nisur nga kërcënimet sot duke nisur nga lufta në Ukrainë dhe presioni i Trump kundrejt vendeve që nuk kishin arritur që të plotësonin atë kriterin 2 për qind sot ka bërë që të merrej ai vendim sa i përket mbrojtjes. Sot Europa është e bashkuar dhe e bindur se paqja nuk është e arritur dhe duhet që të kontribuosh çdo ditë, siguria kushton dhe nuk është falas. Sot ne duhet që të jemi të lumtur për vendet e NATO-s që morën angazhim për të plotësuar atë kriter që u vendos për 5 për qind për mbrojtjen’, tha ai.

I pyetur nëse Shqipëria mund ta arrijë këtë objektiv prej 5 për qind, ai tha se vendi ynë i ka mundësit për ta arritur.

‘Spanja refuzoi, është një vendim i saj, a ta i bëjnë më mirë ato kalkulimet e tyre ndoshta nuk shohin një rrezik sa i përket vendit të tyre, por Shqipëria mendoj duhet që të tregoi se është një vend serioz dhe i denjë i NATO-s edhe pse është një vend i fortë duke garantuar atë plotësimin prej 5 për qind. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë po të bëhen ato investimet e duhura. E gjithë politika po e kupton se siguria duhet që të investohet që të jesh i gatshëm në rast se të kërkohet. Dhe mendoj se i ka mundësit për të arritur këtë objektiv’, tha ai.