Anders Fogh Rasmussen
BRUKSEL, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen akuzoi sot Rusinë se nuk po respektonte angazhimet ndërkombëtare në Ukrainë. Berlini dhe Moska kërcënuan Moskën për një ashpërsim të sanksioneve evropiane, tashmë të vendosura në Rusi që prej fillimit të krizës në muajin mars.
"Më vjen keq të konstatoj se nuk kemi parë asnjë shenjë respekti nga Rusia përsa i përket angazhimeve ndërkombëtare'', theksoi Anders Fogh Rasmussen për gazetarët gjatë një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës në Bruksel.
"Sot, ne do të rishohim marrëdhëniet tona me Rusinë dhe do të vendosim për etapat e ardhshme'', deklaroi ai
NATO ka ndërprerë tashmë të gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pas aneksimit nga Moska të ishullit të Krimesë në muajin mars duke mbajtur kontakte politike të nivelit të lartë.
Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, William Hague, i pranishëm në takim deklaroi se ideja për një ashpërsim të sanksioneve do të riforcohej në BE nëse Rusia nuk reagon për të ulur dhunën në lindje të Ukrainës dhe për të mbështetur planin e paqes propozuar nga presidneti ukrainas, Petro Poroshenko.
Para Bundestagut në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se progreset kanë qenë shumë të ngadalta në Ukrainë dhe përmendi mundësinë për sanksione të tjera. Angela Merkel e gjykoi të rëndësishëm vendimin për të hequr dorë nga e drejta për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë, vendim i kofirmuar nga Këshilli i Federatës, dhoma e ulët e parlamentit rus.
"Por, progreset janë të ngadalta'', theksoi ajo duke shprehur keqardhje për viktimat, pas vdekjes së nëntë anëtarëve të forcave ukrainase si pasojë e sulmit të një helikopteri nga separatistët.
"Zgjidhjet diplomatike janë gjithmonë të preferueshme, por nëse asgjë nuk shkon mirë, sanksionet mund të vendosen në rend dite", deklaroi kancelarja gjermane, Merkel./
/ec/