Duke patur parasysh zhvillimet e fundit ku gjithnjë e më shumë flitet për një përpalsje mes Perëndimit dhe Lindjes, NATO, Aleanca Ushtarake e Atlantikut të Veriut, pritet që të kërkojë që forcat e Rusisë të kenë vetëm funksion mbrojtës në vendet Baltike dhe në Poloni.
Këshilli NATO-Rusi, forumi që pritet të mbledhë bashkë ambasadorët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior me diplomatin rus për çështjet lidhur me aleancën e udhëhequr nga SHBA, do të mblidhet për herë të tretë gjatë këtij viti, ndërsa kriza e Ukrainës do të jetë ende prioriteti kryesor i shqetësimeve për Brukselin dhe Washingtonin.
Rusia është shprehur e shqetësuar në lidhje me faktin se NATO ka dërguar trupa ushtarakë pranë kufijve të saj.
Aleatët e NATO-s, vecanërisht Gjermania kanë kërkuar takim me ambasadorin e Rusisë në Nato për t'u shpjeguar se përse po dërgojnë 4 batalione ndërkombëtare me mbi 4000 forca në shtetet si Estonia Lituani dhe Polonia në 2017.
Sipas Aleancës, masat janë modeste krahasuar me 330.000 trupat që besohet se Rusia ka vendosur në pjesën perëndimore, afër Moskës.
“Ne dëshirojmë të parandalojmë një konflikt të mundshëm” u shpreh pak kohë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Aleatët si Franca dhe Gjermania po kërkojnë një marrëveshje paqeje për pjesën lindore të Ukrainës, ku Perëndimi akuzon Kremlinin se furnizon me para dhe armë rebelët. Akuza të cilat Moska i mohon.
Megjithatë ekziston shpresa se NATO dhe Rusia do të bisedojnë për të bashkërenduar dhe intesifikuar veprimet ushtarake.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com