SHBA - NATO ka konfirmuar se ka marrë në konsideratë një kërkesë nga Ankaraja për të vendosur Patriot missils (sistem raketash) në territorin turk. Koalicioni tha se do të përpunojë kërkesën sa më shpejt e mundur.
"Unë kam marrë një kërkesë nga Turqia për NATO-n, për të vendosur raketat Patriot. Aleatët do të diskutojë këtë sa më shpejtë", kështu ka shkruajtur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen në rrjetin social Twitter.
"Situata midis kufirit të Turrqisë dhe Sirisë është një shqetësim i madh", tha Rasmusen sot në mëngjes në një takim me Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian. "Ne kemi bërë të gjitha planet për të mbrojtur Turqinë nëse është e nevojshme".
Konfirmimi vjen pas dy javë kur Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu njoftoi se ai kishte kërkuar NATO-s të vendoste raketa pranë kufirit turk me Sirinë. Kryeministri Reçep Tajip Erdogan më vonë mohoi se Turqia kishte bërë një kërkesë të tillë.
Davutoglu tha se raketat Patriot ishin të nevojshme për të mbrojtur kufirin e saj, 160 km e gjatë, me Sirinë.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerëelle tha se Bundestagu, parlamenti gjerman ka urdhëruar ambasadorin gjerman në Turqi "për ta marrë pozitivisht një kërkesë të tillë".
"Kjo do të ishte një gabim serioz nëse ne do të refuzojmë mbështetjen një vendi anëtar të NATO-s në një moment ai mendon se ajo është e ekspozuar ndaj sulmeve nga jashtë," tha ai.
NATO ka vendosur me kërkesën e Turqisë dy herë raketat Patriot, gjatë luftërave në Irak në vitin 1991 dhe 2003.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com