NATO: Ndërhyrja në Kosovë sipas
kartës së OKB, penguam genocidin

NATO: Ndërhyrja në Kosovë sipas<br />kartës së OKB, penguam genocidin
PRISHTINE - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka thënë se ndërhyrja e NATO-s ndaj krizës në Kosovë ka pasur për qëllim pengimin e genocidit dhe ka qenë në përputhje me kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Duke u përpjekur që të mbrojnë aneksimin antiligjor të Krimesë, liderët rusë kanë sulmuar legjitimitetin e operacioneve të NATO-s në Libi e në Kosovë”, ka thënë Rassmusen në Tallinn, Estoni, njoftojnë medie ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm ka akuzuar Rusinë se përmbys faktet, duke theksuar se operacionet në Libi janë bërë në përputhje me Këshillin e Sigurimit të KB-së.

“Në Kosovë qëllimi ka qenë që të pengohet genocidi dhe kjo është në përputhje me kartën e OKB-së”, ka thënë ai.

Pjesën më të madhe të fjalimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ia ka kushtuar krizës në Ukrainë për të cilën ka akuzuar kryetarin rus Vladimir Putin./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike