NATO nis manovra masive
në Poloni për sigurinë

NATO nis manovra masive<br />në Poloni për sigurinë
Aleanca atlantiko-veriore NATO ka nisur stërvitjet më masive ndonjëherë në historinë e saj, këtë herë në Poloni, në një situatë kur vendet e Europës Qendrore dhe Lindore janë duke kërkuar më shumë garanci për sigurinë, pas shqetësimeve mbi veprimet këmbëngulëse dhe irrituese të Rusisë. Stërvitja e quajtur “Anaconda 16” nisi këtë të hënë në Varshavë dhe pritet të përfshijë rreth 31 mijë trupa ushtarake nga Polonia, Shtetet e Bashkuara dhe 17 vendet e tjera anëtare të NATO-s, përfshi këtu edhe Shqipërinë, por edhe nga 5 kombe partnere.

Stërvitja masive po zhvillohet vetëm pak javë përpara samitit deciziv të NATO-s që do të mbahet gjithashtu në Varshavë, e ku pritet të vendoset mbi vendosjen e një numri të konsiderueshëm të trupave të NATO-s, por edhe mjeteve të rënda, në bazat e saj në Poloni dhe shtetet e Baltikut. Janë pikërisht këto, shtetet më të shqetësuara pas konfliktit të armatosur në Ukrainë, ku Moska mbështet separatistët prorusë. Stërvitja do të vijojë deri më 16 qershor dhe pritet të testojë bashkëpunimin mes komandave aleate dhe ushtarëve në kundërpërgjigje të kërcënimeve ushtarake, kimike dhe kibernetike.

Ndërkohë, Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".
Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë. Duke folur në një konferencë mbi sigurinë në Azinë Juglindore, të mbajtur në Singapor, Antonov argumentoi se sistemi i raketave amerikane po shkakton probleme si për Rusinë ashtu dhe për Kinën duke theksuar se Moska ka kërkuar disa herë nga SHBA  të rishohin planet e tyre, transmeton agjencia e lajmeve ruse Interfax.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit