NATO nis sot punimet, në Tiranë
pritet të vijnë 260 parlamentarë 

NATO nis sot punimet, në Tiranë<br />pritet të vijnë 260 parlamentarë 
Pallati i Kongreseve u blindua këtë të premte. Përveç 260 parlamentarëve  nga 28 vende anëtare të Natos dhe stafit teknik të kuvendit dhe vetë aleancës, askush nuk kishte akses në këtë zonë.

Asambleja parlamentare e Natos nisi mbledhjen e parë jo formalle rreth orës 14:30 ku delegatët nga Amerika e Veriut dhe Evropa e gazetarët e huaj që do të mbulojnë aktivitetin erdhën për të marrë bexhat identifikuese dhe koordinuar axhendën për të shtunën.

I gjithë Pallati i Kongreseve ka ndryshuar nga brenda për t’iu përshtatur eventit. Mbledhje të komsioneve do të zhvillohen në holl dhe në katin e nëndheshëm.

Asambleja do të hapet zyrtarisht të shtunën në orën 11:00 në një konferencë shtypi nga Pandeli Majko, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Natos, Michael Turner.

Në 28 dhe 29 maj do të zhvillohen mbledhjet e pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të Shkencës dhe Teknologjisë, të Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.

Në secilin prej tyre drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ do të kenë një fjalë. Në axhendë janë përfshirë ministrat Bushati, Kodheli, Konomi, Gjiknuri si dhe presonalitete të larta ushtarake.

Të hënën në 8:30 zhvillohet dhe Seanca Plenare e Asamblesë ku do të flasë kryeministri Rama , kryeparlamentari Meta dhe i sapo anëtarësuari  kryeministri malazez.

Si pjesë e axhendës, gjatë këtyre 3 ditëve parlamentarët e Natos pritet të rishikojnë arritjet e Misionit Mbështetës të aleancës në Afganistan, për të cilin Ministrat e Jashtëm vendosën ta zgjasin edhe gjatë vitit 2016.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv