NATO-ja ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.
"Përfitimet do të vërehen në udhëtime më të shpejta, më pak shpenzim i karburanteve dhe ulje të ndotjes së ajrit", thuhet në njoftim.
Që nga viti 1999 procesi i normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës është mbështetur në vazhdimësi nga NATO-ja.
Kjo është bërë në kuadër të takimeve për Normalizimin e Aviacionit në Ballkan, në kuadër të të cilave kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve Aleate, autoritetet e aviacionit, ato ushtarake dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.
Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës./ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
32.6%
-
Të gabuar
43.5%
-
Nuk e di
23.9%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Biden: Amerika 'u bë më e fortë' falë politikës sonë të jashtme
14 Janar, 15:25
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06