NATO shton forcat e pranishme
në zonat kufitare me Rusinë

NATO shton forcat e pranishme<br />në zonat kufitare me Rusinë
Në mënyrë që të përforcohen aspektet mbrojtëse përballë kërcënimeve të Rusisë, shefi i NATO-s bëri të ditur këtë të hënë se të gjitha vendet e aleancës do të bien dakord gjatë kësaj jave për të dërguar 4 batalione shumëkombëshe në shtetet e Baltikut, por edhe në Poloni. Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, tha se ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare do të miratojnë edhe formalisht planin e dërgimit të këtyre batalioneve, të hartuar nga planifikuesit ushtarakë të aleancës, në një takim që do të nisë punimet të martën në Bruksel.

Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, 4 vende tashmë anëtare të NATO-s por dikur pjesë e Traktatit të Varshavës nën udhëheqjen e ish-Bashkimit Sovjetik, janë ndër vendet më të kërcënuara prej Rusisë, e kësisoj do të përforcohen secili me nga një “batalion të fuqishëm forcash shumëkombëshe”, u shpreh Stoltenberg në një konferencë për shtyp. “Ky hap do të japë një sinjal të qartë dhe të vendosur se NATO është gjithnjë e gatshme të mbrojë cilindo aleat”, tha shefi i aleancës atlantiko-veriore. Ai tha më tej se batalionet në fjalë do të komandohen nga udhëheqësit ushtarakë të NATO-s dhe do të dërgohen mbi baza alternimi apo rotacioni, duke mos qenë të vendosura përherë në vendet pritëse.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania janë angazhuar zyrtarisht se do të veprojnë si kombet bazë përbërëse të 3 prej batalioneve, ndërsa për të katërtin ende nuk është mësuar se kush do të udhëheqë.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......