NATO strategji në Ballkan për
të ndalur ndikimin e Rusisë

NATO strategji në Ballkan për<br />të ndalur ndikimin e Rusisë
NATO është duke ndikuar qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të ndërtuar organet e zbulimit dhe të mbrojtjes për t’i rezistuar ndërhyrjeve politike sidomos ato ruse.

Deklarata bëhet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten (2 shkurt) gjatë një vizite në Sarajevë. Ai tha se aleanca ishte në dijeni të raporteve të rritjes së ndikimit rus në Ballkan dhe veçanërisht ndërhyrjes së Rusisë në proceset politike në Mal të Zi.

“Ne po ndjekim me vëmendje gjithçka dhe po punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, për të ndihmuar ata në forcimin e kapaciteteve të tyre të inteligjencës dhe institucionet e mbrojtjes”, tha Stoltenberg, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Mali i Zi pritet të bashkohen me NATO-n këtë vit, një veprim ky që Rusia e kundërshton me forcë.

Vitin e shkuar gjatë periudhës së zgjedhjeve, policia vendase arrestoi një grup serbësh të cilët kishin planifikuar një grusht shteti më 16 tetor gjatë zhvillimit të zgjedhjeve me synim që në pushtet të vinte opozita pro ruse dhe pro serbe.

Qeveria ruse mohoi përfshirjen në një komplot të tillë.

“Mënyra më e mirë për të rritur elasticitetin ndaj çdo lloj ndikimi të jashtëm apo ndikimi potencial duhet që të sigurohen institucionet në vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të jenë të forta, të reformuara dhe të modernizuara”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO inkurajoi udhëheqësit rivalë etnikë të Bosnjës për të arritur një kompromis mbi të ardhmen e vendit dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje