Naun Shundi: Ndjesë publikut
jam mirë “Tri motrat” do të shfaqet

Naun Shundi: Ndjesë publikut<br />jam mirë “Tri motrat” do të shfaqet
Aktori i njohur Naum Shundi nuk është ndjerë mirë para shfaqjes “Tri motrat” të Ccehovit dhe dretuesit e Ieatrit Kombëtar kanë anuluar shfaqjen. Pas incidentit Teatri Kombëtar  i ka kërkuar ndjesë publikut për anullimin e shfaqjes "Tri Motrat" për ditën e djeshme dt.18 Shkurt.

Shfaqja u anullua për shkak të problemeve shëndetësore të aktorit Naun Shundit, njofton institucioni duke konfirmuar më pas se “aktori Naun Shundi është tashmë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe se shfaqja "Tri Motrat" do të zhvillohet normalisht në ditët e caktuara, në dt. 19-20-21 Shkurt ora 19:00.”

Më tej thuhet shrehimisht se aktori i mirënjohur i skenës shqiptare falenderon publikun për mirëkuptimin e treguar. 

Ndërkohë aktori Naun shundi shkruan se “Per te gjithe ata qe më shkruajnë të shqetësuar për shëndetin, pas ndërprerjes së shfaqjes së djeshme "Tri motrat" , ju them se ndihem mirë. Sot shfaqja do të bëhet. Faleminderit të gjithëve”. Aktori Naun Shundi ka punuar gjatë javës edhe për shfaqjen “Të gjithë janë të ccmendur” që e ngjiti edhe ne Teatrin Kombëtar edhe ne Teatrin Eksperimental”. Aktori nuk e ka përballuar ngarkesën e tepërt, por tashmë dhe bashkëshortja e tij pohon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Naun Shundi luan rolin e Fedor Kuligin në shfaqjen "Tri Motrat" në Teatrin Kombëtar, burrit të Mashës, jërës prej tri motrave e cila nuk e dashuron, edhe pse ai e do marrëzisht. “"Unë ju dashuroj, prandaj dhe jam i lumtur", është një nga batutat më të bukura tragjikomike në Naun Shundit  te “Tri Motrat”. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten